Rebalanci i Buxhetit për vitin 2019 i përpiluar nga ana e Ministrisë së Financave ku në fazë të fundit është përfshirë edhe ministrja e re Nina Angellovska sot duhet të rishikohet në seancë qeveritare.
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se përgatitja e rebalancit është në fazë finale dhe se ai duhet të jep mbështetje për projektet kapitale dhe masat e reja për paga më të larta dhe shërbime më të mira për qytetarët.
Një nga masat që do të përfshihet në rebalancin është shteti të mbulojë kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional, nëse punëdhënësi e rrit pagën e punëtorëve në shumën neto prej 25 për qind të rrogës mesatare.
Masa duhet të fillojë të praktikohet nga tetori i këtij viti.
Angellovska në ditën e parë të marrjes së funksionit në intervistë ka thënë se këtyre ditëve ka qenë e përfshirë në fazën përfundimtare dhe se masa do të implementohet në dy muajt e fundit të vitit, prej 1 tetorit.
“Përllogaritja është e përfshirë në rebalancin dhe konsideroj se është mirë ajo që masa do të mundësojë kompanitë e vogla dhe të mesme të mund të japin paga më të mëdha, pastaj të lirohen nga pagesa e kontributeve”, ka thënë ajo.