Partia e VMRO-DPMNE-së, përmes një komunikatë për media, kanë numëruar gjëra të shumta sipas tyre negative në vend, e që siç thonë, ky është realiteti në vend.
VMRO-DPMNE këto i quan nënçmime dhe lëshime të pafund, të cilat nuk mundet të falen, dhe siç shtojnë, me LSDM-në në pushtet nuk ka shtet funksional.
Mësimdhënës të nënçmuar
Bujq të cilët nuk kanë as për buk
Punonjës të cilët marin paga minimale, por i kthejnë një pjesë të parave të cilat i marin në dorë nga punëdhënësi.
Mjekë të cilët marin paga me të cilën nuk mbulohen as harxhimet mujore
Biznese të reketuara
Penzionerë me pensione të rritur me çka nuk mund të blejnë as një litër vaj më tepër
Studentë të cilët kanë arritur në sesionin e provimeve por ende nuk janë vendosur në shtëpitë studentore
Gjykatës dhe prokurorë të cilët nuk punojnë sipas ligjit, por sipas urdhërave të qeverisë.
Kriminelë në rrugë, ndërsa qytetarë dhe patriotë në burgje.
Profesorë të cilët nuk munden lirshëm të protestojnë përshkak se qeveria u kanoset”.
Këto janë ankesat e VMRO-DPMNE-së ndaj pushtetit.
Nga VMRO-DPMNE kërkojn që kësaj dukurie t’i jepet fund, dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare orë e më parë.