Eriksen vazhdon të kërkojë largimin: Do doja të vendosja si në lojën Futboll Menaxher

hristian Eriksen nuk është penduar pse ka dalur publikisht me dëshirën për t’u larguar nga Tottenham, por ka shprehur zhgënjim pse nuk u arrit asgjë.

Marketing

Eriksen pranoi në qershor se ai ishte në kohën e karrierës ku mund të dëshironte të provonte diçka të re’ pas gjashtë viteve në Spurs.

Megjithë inkurajimin që i dha klubeve që ishin të interesuar për të – Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint-Germain – nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Danezi, 27 vjeç, tha: ”Jo nuk ishte gabim por është futboll dhe nuk e di kurrë se çfarë ndodh në futboll dhe shumë gjëra futen gjithmonë në lojë”.

“Unë do dëshiroja që të vendosja ashtu si në lojën Futboll Menaxher, por për fat të keq nuk mundem”.

Kontrata e Eriksen skadon verën e ardhshme dhe ai do të jetë i lirë të nënshkruajë një parakontratë për t’u bashkuar me një klub tjetër nga janari.

Marketing