Top 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos verore

Dje edhe zyrtarisht u mbyll merkatoja verore, në të cilën pati shumë spekulime dhe mjaft para të shpenzuara.

Transferim i vetëm i madh që nuk u realizua ishte ai i Neymar, me yllin e PSG që flitej se ishte fare pranë kalimin te Barcelona ose Real Madrid.

Gjithsesi, primatin e lojtarit më të shtrenjtë të këtij afati kalimtar e gëzon Joao Felix, që u ble nga Atletico për rreth 125 milionë euro nga Benfica.

Marketing

Pas tij renditen Antoine Griezmann i Barcelonës dhe Eden Hazard i Real Madrid, që u blenë 119 milionë euro përkatësisht 100 milionë euro.

Më poshtë lista e 10 transferimeve më të shtrenjta të këtij afati kalimtar veror.