Refuzimi i Xherdan Shaqirit për t’u vënë në dispozicion të kombëtares helvete për kualifikueset e shtatorit ka shkaktuar “tërmet” në Zvicër.
Konspiracione të shumta kanë plasur në mediat e këtij vendi.
Dy ditë më parë, “Blick” fliste për një rivalitet mes Granit Xhakës dhe Xherdan
Shaqirit për shiritin e kapitenit, me këtë të fundit që ndihet i pavlerësuar në
hierarkinë e “Nati”.
Pra, “armiku” gjendej te shqiptarët. Në këtë debat të fortë,
ku secili i hedh benzinë zjarrit, është përfshirë edhe ish-sulmuesi i njohur i
kombëtares zvicerane, autor i 34 golave në 64 ndeshje të luajtura për të,
Kubilay Türkyilmaz.
Ai e ka konsideruar “një shaka të keqe” refuzimin e 27-vjeçarit të Liverpool, duke thënë se Zvicra mund të bëjë edhe pa të, sepse “Shaqiri nuk është Messi, Ronaldo apo Hazard”.
ashmë në rolin e opinionistit të “Blick”, ai shkruan:
“Çfarë po ndodh me Xherdan Shaqirin dhe shiritin e kapitenit te Zvicra është
një absurd. Kjo çështje më duket sipas motos: Nëse nuk marr atë që dua, atëherë
më ikën mendja… Cilido lojtar, që vesh fanellën e ekipit kombëtar, duhet të
ndjehet si kapiten. Sepse atij i lejohet të përfaqësojë vendin e tij”.
“Pra, nëse Shaqiri thotë tani se dëshiron të përqendrohet në
klubin e tij, kjo më duket një shaka e keqe. Ju mund ta thoni këtë, nëse keni
ndonjë shans për të luajtur, por kështu…?”
“Çdo ndeshje që luan me “Nati” është më e dobishme për të
dhe Liverpool-in, sesa kur e sheh veten përsëri në stol te klubi aktual.
Refuzimi i Shaqirit është qesharak. Askush nuk lejohet të refuzojë ekipin
kombëtar, sepse do të luajë me “Reds” dy javë më vonë? Ky është një absurditet!”
“Ndoshta ju do të gërmoni dhe do të gjeni se edhe unë i kam
anashkaluar një, ose dy ndeshje ndërkombëtare. E drejtë, por ishte një kohë kur
orari nuk ishte vërtet i koordinuar. Nëse do të kishim një ndeshje të
rëndësishme me Galatasaray, unë mund ta anuloja udhëtimin për në kombëtare, por
asnjëherë për një lojë me një rëndësi të tillë kapitale si ajo në Irlandë.
Kurrë.
“Kjo shtron pyetjen kryesore: A është Shaqiri i
pazëvendësueshëm? Jo! Sa ndeshje fitoi për herë të fundit me Zvicrën? Asnjë! Ai
nuk është Messi, as Ronaldo, as Hazard, kështu që mund të zëvendësohet. Do të
shihni, skuadra do të reagojë dhe do të fitojë pa të. Atëherë do të lindë një
pyetje themelore: a ka nevojë Zvicra për Shaqirin?”