Për shkak të Uraganit Dorian, i cili shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve në Bahama, ka shkaktuar anulimin e mbi 1.300 fluturimeve, transmeton Anadolu.
Uebfaqja për ndjekjen e fluturimeve, FlightAware, njoftoi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë anuluar 1.354 fluturime të brendshme dhe të jashtme, shumica për shkak të kushteve të motit që ka shkaktuar Uragani Dorian.
Në këtë faqe gjithashtu është theksuar se edhe 273 fluturime brenda dhe jashtë vendit janë zhvilluar me vonesë.
Uragani ulet në kategorinë e tretë
Nga ana tjetër Uragani i cili vazhdon avancimin, por ende ndikon Bahamet është ulur në kategorinë e tretë.
Qendra Kombëtare e Uraganit, njoftoi se shpejtësia e uraganit është ulur në 193 kilometra në orë.
Sipas kësaj qendre, uragani sot në orët e vona deri më nesër pritet të arrijë dhe kërcënojë bregun lindor të Floridës.
“Uragani më i fuqishëm”
Uragani, me shpejtësi prej 295 kilometra në orë, është një nga uraganet më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik.
Kryeministri i Bahameve, Hubert Minnis, më parë kishte njoftuar se nga uragani kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa të paktën 21 të tjerë janë lënduar.
Era dhe shiu i fortë kishte shkaktuar shkatërrime të mëdha në Bahame.