Sot paradite në orën 11:30 shpërtheu zjarr në fshatin Crkvino të Velesit. Ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Veles ende po e shuajnë zjarrin, të cilët sot pasdite ishin në dy fshatra të Velesit.
Siç deklaroi për AIM, Ljupço Lepidovski komandant i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit, për shuarjen e zjarrit në terren janë angazhuar 20 zjarrfikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe dje pasdite pas tetë ditëve më në fund zjarri u shua tek fshatrat Oraovec dhe Vojnica.
Kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski potencoi se me këtë zjarr janë djegur disa hektarë që do të ndikojë negativisht ndaj mjedisit jetësor në këtë rajon të bukur të Komunës së Çashkës që është i njohur për bukuritë e saja natyrore.