Zaev: PSP si institucion duhet të ketë të ardhme

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp në Qeveri tha se është optimist dhe se pret deri më 15 shtator me konsensus të aprovohet ligji për prokurori publike.
Drejtësia dhe lëndët e PSP-së, tha Zaev duhet të jenë të siguruara. Në bisedimet për ligjin, linjat e kuqe që janë të vendosura qartë, nuk guxojnë të kalohen, ndërsa plani “B” nuk është përmendur asnjëherë si kërcënim.

Marketing

“E dini se jam optimist rreth shumë çështjeve. Shpresoj në zgjidhje. Nuk është e lehtë. Është rëndë, takohen grupet punuese. Por, lëndët duhet të sigurohen. PSP si institucion duhet të ketë të ardhme, shteti ka investuar para, shtete të huaja – mike kanë ndihmuar. Besoj se zgjidhjen do ta gjejmë së bashku, në periudhën përkatëse, kur kjo është e mundur. Plani “B” nuk e kemi përmendur asnjëherë si kërcënim dhe nuk duam fare t’i përmendim.

Por, mos dhëntë Zoti të mos agojë 16-ti. Të gjithë do të pyesim dhe tani, politikanët nuk kanë arritur marrëveshje, çka po bëjmë? Do të duhet të gjendet zgjidhje sepse me të parin dikush do të duhet të nënshkruajë atje rrogat e të punësuarve. PSP ka mandat deri më 15 shtator. Cila do të jetë zgjidhja? Atëherë i shikojmë ligjet aktuale dhe do ta kërkojmë zgjidhjen”, theksoi Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Nëse dërgohet mesazhi se sërish ka çfarëdo qoftë ndikimi mbi drejtësinë”, vlerësoi Zaev, kjo nuk do të jetë e mirë për askënd.

“Është e ndershme, siç kemi sjellë shumë ligje reformuese me konsensus, sidomos nga jurisprudenca, siguria, administrata publike, mediat, lufta kundër korrupsionit, mundemi edhe për këtë zgjidhje ligjore të sjellim vendim. Linjat e kuqe janë vendosura qartë dhe besoj se nuk do të lejojmë që politika t’i kalojë. Nëse e dërgojmë mesazhin se sërish ka ndikim mbi drejtësinë, politikanët diçka kanë kontraktuar, drejtësia dhe lëndët nuk janë të siguruara deri në fund, nga kjo nuk ka dobi askush, as ne, as opozita. Çfarëdo që t’i kenë qëllimet, gjithçka që punojmë, duhet ta raportojmë para qytetarëve dhe opinionit”, nënvizoi kryeministri Zaev. .