Mbledhje e parë e Komitetit për negociata për aderim në BE

Komiteti për negociata për aderim, të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbajti mbledhje konstitutive në të cilën u shqyrtuan modelet për inkuadrim të sektorit civil në procesin e negociatave inkuadruese, me qëllim të pozicionimit më adekuat të shtetit në fazat kyçe të procesit të inkuadrimit të vendit në Union, kumtoi sonte pres-shërbimi qeveritar

Marketing

Në mbledhje është përshëndetur nisma dhe janë dhënë orientime për përpunim të modelit të inkuadrimit të organizatave civile në procesin e negociatave inkuadruese për anëtarësim të vendit tonë në BE.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili kryeson me këtë trup, e ka theksuar nevojën e reagimit të shpejtë të të gjithëve që do të kyçen në proces në njërën nga fazat më të rëndësishme për vendin tonë.

Komiteti është trupi më i lartë punues për koordinim të procesit të negociatave aderuese. I shqyrton dhe vërteton propozim pozicionet negociuese, debaton edhe merr qëndrim rreth çështjeve më të rëndësishme që dalin nga negociatat. E vërteton dinamikën e bisedimeve, afateve për harmonizimin e legjislativës dhe burimet e mjeteve të nevojshme financiare për plotësim të detyrimeve të ndërmarra gjatë negociatave.