Brexit: Boris Xhonson humb shumicën

Deputeti i konservatorëve britanikë, Philip Lee, ka shkuar me partinë e Demokratëve Liberalë, teksa kryeministri Boris Xhonson përballej me rebelët e partisë së tij në lidhje me Brexit-in.

Marketing

Deputeti Lee vendosi të bashkohet me kundërshtarët pikërisht teksa kryeministri i drejtohej parlamentit me një fjalim. Lëvizja e tij do të thotë që Boris Xhonson nuk e ka më shumicën në parlament, gjë që do të përkthehej me humbje në rast se do të votohej një mocion mosbesimi.

Lee tha se “qeveria po ndiqte një proces dëmtues në lidhje me Brexit-in, shumë larg parimeve, duke vënë në rrezik jetët e njerëzve dhe mirëqenien e tyre”.

Kryeministri Xhonson, nga ana tjetër, u tha parlamentarëve se ai donte një Brexit të negociuar me BE-në, dhe këmbënguli se procesi ka pasur përparime.