Remenski: Me Boki 13 jemi vetëm miq, nuk kam asnjë lidhje me rastin “Zhvatja”

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, pas deklaratës së sotme prej 2 orë e gjysmë në Prokurori për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion, tha se nuk ka qenë prezente kur është dakorduar transakcioni prej 720 mijë eurove të biznesmenit Siljan Micevski drejt Lidhjes Ndërokmbëtare, kryetar i së cilës është i dyshuari dhe i paraburgosuri Bojan Jovanovski, transmeton Zhurnal.

Marketing

Kryetarja e nderit të kësaj Lidhje ka hedhur poshtë spekulimet për lidhje të saj me rastin “Zhvatja”.

Remenski nuk është përgjigjur në pyetjen nëse si kryetare nderi e Lidhjes Ndërkombëtare ka patur njohuri për planet dhe strategjitë e organizatës joqeveritare. Për këtë, Remenski tha se gjithçka që di i ka treguar në dëshminë e saj para prokurores Villma Ruskoska.

Remenski në lidhje me atë që njihet me Bojan Jovanovski, i dyshuar në rastin “Zhvatja”, tha se nuk ka asgjë më tepër përpos se njihet miqësisht me të.

Më parë, deklarata në Prokurori kanë dhënë prokurorët e PSP-së, Stefanova, Rustemi dhe Josifovska, si dhe udhëheqësja Lila Filipovska, biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardijan Amzoski.

Në lidhje me rastin “Zhvatja” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe prokurorja speciale Katica Janeva.