Miratohen plani urbanistik për f.Lubin dhe Sfillare(Foto)

Miratohen: Plani Urbanistik për F.Lubin dhe Akti i Përgjithshëm për F.Sfillare.

Marketing

Në mbledhjen e 20-të të Këshillit Komunal të mbajtur me datë 03.09.2019, në rend dite ishin dy pika shumë të rëndësishme për banorët e fshatrave Lubin edhe Sfillare ku u miratuan unanimisht.
– Plani Urbanistik për fshatin Lubin dhe
– Akti i përgjithshëm për fshatin Sfillare

” Plani urbanistik për fshatin Lubin dhe Akti i Përgjithshëm per fshatin Sfillare janë dokumentet më të rëndësishme të hartuar nga sektori i Urbanizmit pranë komunës tonë në bashkëpunim me shtëpinë projektuese dhe i miratuar nga këshilli në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm dhe njëkohësisht, një premtim i imi i dhënë që tani u bë realitet theksoi kryetari Bexheti ”

Pas një periudhe të gjatë pune dhe konsultime me ekspert të kësaj fushe gjithashtu edhe takime me banorët e këtyre fshatrave sot ne kemi në dorë një instrument shumë të rëndsishëm për zhvillimin infrastrukturorë të komunës së Sarajit.
Plani Urbanistik për fshatin Lubin është pregaditur në pajtim me Programën për Rregullimin e Tokës Ndërtimore në territorin e komunës së Sarajit dhe përfshin 127.53ha.
Akti i përgjithshëm për fshatin Sfillare ghithashtu është përpiluar në pajtim me Programën për rregullimin e Tokës Ndërtimore në Komunën e Sarajit, me këtë akt përcaktohen kufijtë e shtrirjes së fshatit me sipërfaqe prej 63.6 ha.
Komuna e Sarajit punon intenzivisht në perpilimin e planeve urbanistike edhe për fshatrat Matkë, Shishovë, Saraj, Krushopek, Gllumovë, dhe Gërçec të cilët ne një periudhë të shkurtë kohore do të miratohen.