IRI dhe QAHP “Abdilaqim Ademi” organizuan punëtori për planifikim strategjik!

Më 3 dhe 4 shtator 2019, në hapësirat e QAHP “Abdilaqim Ademi” në Shkup u mbajt punëtori nga ana e IRI-t, me qëllim të përgatitjes së dokumentit për planifikim strategjik për qendrën analitike.

Marketing

Ligjërues ishte z. Sasho Klekovski, i cili nëpërmjet teknikave të ndryshme punuese, nxiste pjesëmarrësit që të participonin në mënyrë aktive, duke bërë analiza për sfidat, konkurrencën dhe trendet e lidhura me sektorin e QAHP.

Trajnimin e përshëndeti drejtori i IRI-t, z. Owen Paun si dhe udhëheqësja e programeve znj. Valbona M. Maksut së bashku me znj. Ilina Mangova e cila njëkohësisht është edhe Drejtoreshë e programit.

Poashtu Drejtori i qendrës analitike z. Izet Mexhiti potencoi se QAHP “Abdilaqim Ademi” po vazhdon me projektet të cilat i ka në programin e saj dhe se deri në fund të vitit do realizohen të gjitha aktivitetet e parapara.