BE skeptike për një marrëveshje me Londrën para fundit të tetorit

Bashkimi Evropian ka dyshime të forta se një marrëveshjeje divorci me Britaninë e Madhe mund të ndodhë para 31 tetorit, ashtu si shpreson kryeministri britanik Boris Johnson, bëri të ditur një burim evropian.

Marketing

“Ideja, se për disa ditë mund të bëhet një propozim, të negociohet dhe të miratohet në samitin evropian që do të zhvillohet më 17 dhe 18 shtator dhe ratifikohet nga deputetët evropianë dhe britanikë, duket shumë e vështirë. Kjo është më e pakta që mund të themi”, deklaroi i njëjti burim.

Boris Johnson premtoi se do ta nxirrte Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me Brukselin, i vendosur për të zbatuar vullnetin e britanikëve, të cilët kanë votuar me 52% në mbështetje të një divorci me BE-në në referendumin në qershor të vitit 2016.