Aleanca e Ziadin Selës kundër rritjes së rrogave të qytetarëve!

Anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Genc Selmani përmes një postimi në facebook ka kundërshtuar masën e re për subvencionimin e gjithë punëtorëve në RMV për pagimin e kontributeve për rritjen e rrogës neto deri ne 6000 den, nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në këtë kohë, kur për vendin, për të gjithë të rinjtë është më se e rëndësishme rritja e pagave e cila sigurisht se do të ndikojë dukshëm në mirëqenien e qytetarëve dhe ngritjes së cilësisë në punë, anëtari i ASH-së përmes analizave të tij është munduar ta kundërshtoj, respektivisht ka kundërshtuar këtë veprim pozitiv të Qeverisë.

Aspak nuk është e dobishme për qytetarët e vendit kur edhe për gjëra thelbësore që ndikojnë drejtpërdrejt tek ta në aspekt pozitiv, partitë politike në këtë rast ASH mundohen pa argumente të arsyeshme të kundërshtojnë veprime të tilla. /indeks.mk/