Arrestohet shtetasi nga Maqedonia në Gjermani me 18 identitete

Shtetasi nga Maqedonia e Veriut kishte krijuar një grup kriminel prej 5 anëtarëve i cili ishte emëruar si udhëheqës i tyre me çka ky grup kishte “operuar” nëpër Gjermani. Janë arrestuar në një qendër tregtare të Gjermanisë më saktësisht në qytetin e Dortmundit, me çka autoritetet kishin zbuluar se udhëheqësi i grupit posedonte gjithsej 18 identitete.

Marketing

Ky grup fillimisht u kishte rënë në sy inspektorëve policor kur në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare kishin mënjanuar një valixhe në hyrje të njërit nga dyqanet. Menjëherë më pastaj kishin vjedhur gjëra me vlerë dhe i kishin futur në valixhen që paraprakisht e kishin përgatitur.

Mirëpo, pasi paraprakisht ishin hetuar nga policia, ato menjëherë i kanë arrestuar. Mirëpo ky nuk ishte aksioni i vetëm i tyre pasi tre ditë përpara një vjedhje e ngjashme kishte ndodhur në qytetin Minster.

“Derisa janë mbajtur në paraburgim, janë zbuluar detaje të reja. Grupi përbëheshe nga pesë persona nga 21 vjet deri në 53 vjet. Derisa Shtetasi i Maqedonisë së veriut mendohet se posedonte 18 identitetet, me çka vetëm njëri rezultoi të ketë qenë i vërteti. Me vete kishte patent shofer nga Zvicra si dhe letërnjoftim falsifikuar. Pas arrestimit, shtetasi nga Maqedonia është dërguar në burg, me çka do të depërtohet për në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të tjerët do të lirohen”- shkruajnë mediet e atjeshme gjermane./Alsat