Gjyqi për rastin e Smilkovës u shtye sot sërish dhe se seanca e radhës do të mbahet me 18 shtator. Kjo u vendos pasi që Prokuroria vlerësoi se duhet të pastrohen përgjimet nga bisedat intime dhe tema të pakëndshme. Gjykatësi Ognen Stavrev sot lexoi një pjesë të dëshmive, ndërsa shtoi se gjatë ditëve të ardhshme do të qartësohet edhe gjendja me Prokurorinë Speciale dhe do të dëgjohen përgjimet. Avokati Naser Raufi tha se shkaqet e shtyerjes janë vendimi i djeshëm i Katica Janevës nga Shutka e cila autorizoi prokuroret speciale që të gjitha dëshmitë tia dorëzojnë Prokurorisë së Përgjithshme nga PPS. Gjyqi Suprem në dhjetor të 2017 anuloi vendimet gjyqësore dhe liroi nga paraburgimi katër të dë.nuarit për këtë rast, të cilin e mori në kompetencë për rigjykim Prokuroria Speciale.