Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda familjes së kampionit të botës, Cafu.
Djali i tij, Danilo, ka vdekur për shkak se kishte pësuar një sulm në zemër derisa po luante futboll në ditëlindjen e motrës së tij, në Sao Paolo.
30- vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bënin asgjë.
Kjo është një goditje e madhe për ish-mbrojtësin e Milanit, i cili ka fituar dy herë Kupën e Botës me Brazilin dhe Ligën e Kampionëve me fanellën kuqezi.