Autoritetet komunale të Qytetit të Shkupit e kanë kapur një grup i cili në mënyrë ilegale ka ndezur kabllo nën Kala. Autorët janë ndëshkuar në mënyrë përkatëse.
Brigada e zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit në faqen zyrtare të Fejsbukut shprehu falënderim deri tek Inspektorati i Qytetit të Shkupit.
“I lumtë Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, këto janë potencialet për krijimin e zjarrit dhe ndotjen e qytetit tonë”, shkruan në faqen e Fejsbukut.