Konferencë e AUV-it për ngritjen e vetëdijes për punën e EFSA-s

Konferencë nacionale në temë “Ngritja e vetëdijes për punën e EFSA-s dhe mundësitë për bashkëpunim në procesin e vlerësimit të rrezikut”, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) më mbështetje të Agjencisë Evropiane për Siguri dhe Ushqim (EFSA).

Marketing

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të EFSA-s si dhe pikat fokale nacionale për EFSA-n të katër shteteve- anëtare të BE-së, ndërsa praninë e tyre e kanë konfirmuar edhe pothuajse 80 pjesëmarrës nga shërbimet relevante vendore, institucione shkencore dhe të larta arsimore.

Nga AUV informojnë se në konferencë do të bëhet fjalë për mundësitë dhe sfidat në vlerësimin e rrezikut në aspekt të EFSA-s, platforma qasëse për vëzhgues, involivim të institucioneve nga shtetet përdorues të fondeve të BE-së në aktivitetet që janë përfshirë me punën dhe veprimin e EFSA-s, bashkëpunimin e deritashëm dhe të mëtejmë mes EFSA-s dhe shteteve përdorues të fondeve të BE-së për vendosjen e rrjeteve hulumtuese dhe shkencore mes shteteve përdorues të fondeve të BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së.