Nuk ka konfirmim se Janeva ka dorëzuar dorëheqjen

Në Këshillin e Prokurorëve publik nuk ka arritur as që ka sinjal se do të arrijë letër për aktivizimin e dorëheqjes me kusht të prokurores speciale publike Katica Janeva që siç publikuan disa media, dje e ka dorëzuar nga burgu i Shutkës ku është në paraburgim për lëndën “Reket”.

Marketing

“Ende nuk ka arritur letër. Nëse arrin opinioni do të njoftohet”, ka informuar për MIA, Aco Kolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve publik.

Sipas publikimeve në media, letrën e kanë dërguar dje pasdite, ndërsa nga Këshilli dje informuan se deri në fund të ditës nuk ka arritur shkresë. Kolevski ka thënë se nëse arrin ata menjëherë do ta rishikojnë dhe do të vendosin se si do të veprojnë.

Shkarkim të Janevës dje njëzëri ka rekomanduar Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime për shkak të udhëheqjes së pandërgjegjshme, joprofesionale dhe joligjore me institucionin.

Janeva ka dhënë dorëheqje më 15 korrik në ditën kur është arrestuar Bojan Jovanovski- Boki 13 për rastin “Reket”, ndërsa duhej të aktivizohej kur do të zgjidhet Prokuror i ri special.