Nëpunësi në pikëpagesën rrugore të Gostivarit në autostradën “Nënë Tereza” është goditur dhe fyer nga një shofer i cili kishte refuzuar të paguajë taksën rrugore.
Sipas MPB-së së Tetovës, 45 vjeçari nga Gostivari me iniciale Z.D mbrëmë ka paraqitur rastin se diku rreth orës 21.45 minuta është sulmuar fizikisht nga një person, i cili kishte refuzuar në dy raste të paguajë taksën rrugore.
Policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit.