Georgieski paralajmëron prishjen e ndërtimeve pa leje në Ohër

Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstatin Georgieski ka paralajmëruar prishjen e objekteve pa leje, së bashku me platformat e kafeneve që janë të vendosura mbi liqenin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Kemi filluar me njoftimet për t’i larguar objektet pa leje. Apeloj deri tek të gjithë ndërtuesit që të largojnë objektet pa leje dhe të veprojnë pas njoftimit të pranuar. Nuk ka ndonjë ndryshim nëse bëhet fjalë për platforma, ndërtesa apo shtëpi, një ditë e më herët duhet të prishen ato objekte. Prishjet e objekteve të organizuara nga komuna janë duke nisur” thotë Georgieski.

Përndryshe, në fillim të javës komuna ju ka dërguar njoftime dhe paralajmërime për të prishur objektet pa leje.