Grupi i ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë, takime ndërpartiake në Kuvend për Ligjin e prokurorisë publike

Në Ministrinë e Drejtësisë sot në mesditë vazhdojnë konsultimet për Ligjin e prokurorisë publike me grupin punues të ekspertëve, ndërsa pasdite në Kuvend është paraparë të vazhdojnë edhe negociatat mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës.

Marketing

Nga Ministria e Drejtësisë informojnë, se në Ministri sot në mesditë vazhdojnë konsultimet e djeshme me grupin e ekspertëve.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk publikoi fotografi, në të cilat shihet se midis të pranishmëve është edhe prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska, akademiku Vllado Kambovski dhe pedagogë nga Fakulteti Juridik.

Sot pasdite në orën 16 në Kuvend është paraparë të ketë takim të ri mes grupeve punuese dhe opozitës, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Dallimet kryesore mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin e Prokurorisë Publike mbeten rreth statusit të prokurorëve nga PSP-ja dhe lëndët e tyre që nuk janë në procedurë gjyqësore.

Për shkak afateve të shkurtuara Ligji për PP pritet të miratohet më vonë deri më 15 shtator. Që të miratohet nevojitet shumicë prej dy të tretave nga deputetët, ndërsa miratimi i tij është kyç edhe për eurointegrimet e vendit.