Shërbimet hotelierike në gusht në nivel të njëjtë, ulje prej 0,1 për qind te ushqimi

Çmimet në shërbimet hotelierike në gusht të vitit 2019, në krahasim me korrikun e vitit 2019, nuk kanë ndryshim, është vërejtur vetëm ulje në grupin e ushqimit për 0,1 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Marketing

Çmimet e shërbimeve hotelierike në gusht të vitit 2019, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 0,3 për qind.

Indeksi komulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – gusht të vitit 2019, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 1,4 për qind, derisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2018 ka mbetur në nivel të njëjtë.