Shkolla e Mesme “Cvetan Dimov” bëhet me fasadë të re për efikasitet energjetik. Komuna Çair, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Arsimit të bashkuara rreth qëllimit për arsim cilësor.
Vazhdon realizimi i projekteve për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Komunën e Çairit. Pas punimeve të realizuara nga ana e Komunës së Çairit për rekonstruimin e shumë shkollave fillore në territorin e saj, nga sot еdhe Shkolla e Mesme “Cvetan Dimov” u bë me fasadë të re për efikasitet energjetik nën përkujdesin e organit që ka kompetencat ndaj saj – Qyteti i Shkupit, me të cilin ndajmë në mënyrë shumë korrekte dhe efikase sfidën e avancimit të përgjithshëm të kushteve në sferën e arsimit.
Përfundimin e këtij projekti në shërbim të nxënësve dhe stafit të shkollës e inspektuam bashkë me miqtë e mi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, këshilltarin e Qytetit të Shkupit Besnik Ajeti dhe drejtorin e shkollës Visar Durak.