Holanda mposhti Gjermaninë, Grupi C bëhet edhe më interesant

Holanda e ka mposhtur 4-2 Gjermaninë, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve në Grupin C, ku prin Irlanda e Veriut me 12 pikë, derisa Gjermani mbetet në vendin e dytë me 9.
Holanda ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjermania në kualifikimet për Euro 2020.

Marketing

Të besuarit e Koeman ishin duke humbur 1-0 që nga minuta e 9’, Gnabry realizoi për 1-0.
Por, pjesa e dytë nisi siç është më së miri për mysafirët, që përmbysën gjithçka me dy gola të shpejtë.

De Jong shënoi për 1-1 në minutën e 59’. Pak minuta më vonë, në atë të 66’, mbrojtësi i Gjermanisë, Jonathan Tah, e dërgoi topin në portën e tij për t’ia dhuruar epërsinë holandezëve.
Gjermania reagoi menjëherë duke barazuar në 2-2 rezultatin në minutën e 73’ përmes Toni Kroos, por deri në fund Holanda shënoi edhe dy herë të tjera, për të fituar në fund 4-2.

Donyell Malen shënoi për 3-2 në minutën e 79’, kurse vulosi gjithçka Georginio Wijnaldum në minutën e 90’.

Me këtë fitore, Holanda ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, tri më pak se Gjermania, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.