Ndalohen çekët, po planifikonin ngritjen e dronit “Kosova është Serbi” mbi stadiumin e Prishtinës

olicia e Kosovës i ka ndaluar tetë çekë, pasi atyre iu është zënë një flamur i Serbisë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thi ka. të vogla. Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.

Marketing

Gjashtë nga tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabic, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Cervenka, Nikola Zborilova. Sipas Hajdinit, çekët janë futur në Kosovë më herët.Ata kanë vizituar komunën e banuar me shumicë serbe, Shtërpcë, ku janë takuar me nxënës në shkollat serbe.Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini.