Bebe Rexha ka performuar si e ftuar speciale në “New York Fashion Week”.
Bebe Rexha, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se performoi në javën e modës në Nju Jork.
Këngëtarja ishte e ftuar nga “Sherri Hill”, ndërsa thotë se këtë e kishte ëndërr kur ishte adoleshente.
“Të gjitha ëndrrat e mia të fëmijërisë u bënë realitet sonte. Faleminderit shumë “Sherri Hill” që më ftuat të performoj në New York Fashion Week.
Kujtojmë se Bebe Rexha ditë më parë festoi ditëlindjen e 30-të dhe tha se po ndihet më mirë se asnjëherë më parë.