Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar këngëtari Geni Nishtulla, i cili ka promovuar këngën e tij më të re me titull “Ti amo”.
Teksa ka qenë në studio Çani e ka pyetur nëse i ka sjellë probleme mjekra e tij. Ai ka treguar për një rast kur është ndaluar në aeroport dhe është kontrolluar. “Më ka ndodhur kur po kthehesha nga një koncert në Itali, më kontrolluan për më shumë se gjysmë ore në aeroport. Por nuk do e heq mjekrën”, tha Geni.
“Ata duhet të kishin bërë prapë një bashkëpunim që të kishin sërish sukses”, ka folur Geni në lidhje me këngën e suksesshme të Mandit Nishtullës me Silva Gunbardhi “Të ka lali shpirt”. “Unë kam një studion time, punoj me një person tjetër. Bëj muzikë latine dhe R&B”, ka thënë Geni.