Tanimë ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë – Çeki, ndërkohë, në përkrahje të djemve të kombëtarës sonë janë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e zëvëndëskryeministri Fatmir Limaj.
“Si gjithmonë edhe sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përkrahje të djemve tanë të cilët po na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre. Përpara Kosovë”, ka shkruar Limaj, i cili është i shoqëruar edhe me ministrin në detyrë i cili së fundmi është anëtarësuar në Nisma, Dardan Gashi.
Haradinaj pas fitores së Kosovës: Evropë ne po vijmë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas fitores së kombëtares së Kosovës ndaj Çekisë, ka thënë se edhe sot ekipi jonë i pandalshëm, shfaqi shpirtin e një populli triumfues.
“Paraqitje madhështore e djelmoshave tanë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Mirënjohës për ndjenjën e krenarisë dhe emocionet e papërshkrueshme që po na dhuroni. Kjo është Kosova 100%. Evropë, ne po vijmë”, ka shkruar ai.