Serbia ka pësuar humbje si vendas ndaj Portugalisë me rezultat 2:4.
Carvalho dhe Guedes shënuan për epërsinë dyshifrore të Portugalisë para se Milenkovic të ngushtonte epërsinë.
Ronaldo shënoi për 1:3 ndërsa Mitrovic iu kundërpërgjigj.
Krejt në fund, Bernardo Silva realizoi për rezultatin përfundimtar 2:4.
Kjo humbje, i tret edhe më shumë ëndrrat e serbëve për një kualifikim në Kampionatin Evropian teksa ngecin të 4-tit me 4 pikë të grumbulluara.
Megjithatë, Serbia e ka edhe një shancë tjetër, atë përmes Nations League, pasi që ka dalë e para në Ligën C./Indeksonline/