Shqipëria u mposht sonte nga Franca me rezultatin 4-1, teksa kampionët e botës nuk e diskutuan në asnjë moment fitoren. Kuqezinjtë ishin të pafuqishëm përballë një furie franceze që dominuan sfidën për 90 minuta. Trajneri Edi Reja u mundua të reagonte duke hedhur në fushën e blertë Gjasulën, Cikalleshin dhe Taulant Xhakën.
Por, edhe futbollistët e zëvendësuar nuk mund të bënin gjë përballë Francës. Tekniku italian është nën kontratë me Shqipërinë edhe për 2 muaj të tjerë, praktikisht kuqezinjtë janë pa trajner për sfidat e tjera të eliminatoreve të Europianit.
Presidenti Duka ka deklaruar se do të ketë bisedime të tjera, mirëpo hë për hë Shqipëria është praktisht pa “timonier”.