Luana Vjollca ka sjellë pamje nga prapaskenat e klipit “Ti Amo”.
Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, e cila ishte shkrepur gjatë xhirimeve të klipit të fundit.
Këngëtarja ditë më parë, me rastin e ditëlindjes publikoi këngën “Ti Amo”, të cilës ia kishte bashkëngjitur edhe videoklipin.
Në foton që e postoi në Instagram, Luana shkëputi një skenë nga klipi i fundit, ku shihet teksa disa vajza po kujdeseshin për rregullimin e flokëve të saj.
Ajo ka veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse, ndërsa po buzëqeshte.