Pendarovski: Me kalimin e viteve kemi pasur ulje-ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku kemi kapërcyer të gjitha tundimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ai tha se më 1991, në një kohë të pasigurt, ne, qytetarët, u bashkuam rreth idesë së shtetit tonë, të pavarur.

“Me kalimin e viteve kemi pasur ulje-ngritje, gabime dhe suksese, por së bashku kemi kapërcyer të gjitha tundimet.

Në 1991 kemi zgjedhur pavarësinë, më 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi në portat e institucioneve evropiane dhe euro-atlantike. Për të arritur qëllimin, duhet të rivendosim unitetin që kishim në fillim të pavarësisë. Ne kemi nevojë për pajtim civil, dhe për pajtimin e qëndrueshëm kemi nevojë për drejtësi efikase dhe institucione shtetërore me integritet”, thuhet në deklaratën e Pendarovskit.

Ai shton se nëse duam që brezat e rinj të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë, të punojnë dhe të krijojnë një të ardhme këtu, duhet të bëjmë shumë më tepër si shtet dhe t’u sigurojmë atyre kushte për të realizuar dhe sukses në shtëpi, në vendin e tyre.