Çka ndikon në rritjen e produktivitetit në punë

Produktivitet do të thotë më pak kosto dhe shumë punë e përfitim. Por ai varet nga shumë faktorë. Me disa prej të cilave po ju njohim më poshtë.

Marketing

Ndryshimet e temperaturës

Kur njerëzit kanë shumë vapë ose ftohtë, kjo mund të ndikojë në punën e tyre. Në zyrë ata ndihen letargjikë, punojnë më pak dhe kanë më pak rendiment.

Muzika

Shumë njerëz dëgjojnë muzikë në punë ndërkohë që punojnë. Muzika në sfond, në veçanti, ndikon në humorin e njerëzve dhe rrit produktivitetin.

Ndriçimi i ambientit

Ai duhet të jetë i përshtatshëm sipas nevojës së secilit punonjës.

Pajisje të papërshtatshme

Kjo vlen për kompjuterët, mobiliet në zyrë, etj.

Kënaqësia e punonjësve

Kur punonjësit nuk janë të kënaqur në vendin e punës, kjo ndikon te produktiviteti. E kundërta është e vërtetë. Kur ata janë të kënaqur me punën e tyre janë më produktivë.

Ushtrimet fizike

Këto, përveç ndikimeve pozitive në shëndet, ndikojnë pozitivisht edhe te produktiviteti.

Mungesa e trajnimeve

Duke qenë se çdo punonjës është i ndryshëm, numri i trajnimeve të nevojshme ndryshon nga një punonjës te tjetri. Punëmarrësit duhet t’u garantojnë personelit të tyre përdorimin e të gjithë instrumenteve që zotërojnë për të qenë më produktivë.

Tavolinat e punës të rrëmujshme

E vërteta është se kur një tavolinë është e mbushur me dokumente, materiale, stilolapsa e gjëra të tjera është e vështirë për të punuar. Një tavolinë e organizuar i bën ata të jenë më produktivë.

Një ambient pune ergonomik.

Një nga faktorët që do t’ju duket i çuditshëm dhe do t’ju befasojë, i cili ndikon në produktivitet është ergonomia në ambientin e punës, që me pak fjalë do të thotë të ndjesh rehat fizikisht në vendin e punës.

Parapërgatitja në shtëpitë nga përcaktimi i asaj që do të vishni dhe deri tek agjenda e ditës.