Ditën e pavarësisë disa maqedonas që jetojnë në Australi kanë zgjedhur ta festojnë ndryshe. Ata kanë djegur flamuj shqiptar, grek dhe bullgar, por edhe fotografitë e kryeministrit Zoran Zaev si dhe të zv/kryeministres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shkerinskës.
Ky gjest është bërë para konsullatës në Melburn, nga 50 maqedonas që jetojnë dhe punojnë në Australi. Derisa digjeshin flamujt dhe fotografite, protestuesit brohorisnin dhe këndonin duke thënë se “Maqedonasit luftojnë për të drejtat e tyre”.
Ata bartnin vetëm flamuj me Diellin nga Kutlesh, kurse disa nga protestuesit mbanin maska për fytyrën. Në fund mbajtën edhe një fjalim të shkurtër, ku u bë e ditur se grumbullimi i tyre ishte bërë përmes rrjeteve sociale. /SHENJA/
The Real Macedonian Flag Raising Pt1
Publiée par ONLY Macedonia, САМО Македонија sur Samedi 7 septembre 2019