Shkencëtarët: Personat që hanë mish të shpendëve rrezikojnë kancerin

Konsumimi i mishit të pulës i vë konsumatorët në një rrezik të lartë të një forme të rrallë të kancerit të gjakut.

Marketing

Drejt një konstatimi të tillë kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, gjersa kanë vlerësuar se përveç llojit të kancerit të gjakut, i njohur si limfoma jo-Hodgkin, burrat rrezikohen edhe me kancer të prostatës.

Hulumtimi përfshiu analizimin e 475 mijë burrave britanez të moshës mesatare për një periudhë tetë vjeçare, midis vitit 2006-2014.

Dietat e tyre u analizuan krahas sëmundjeve me të cilat vuanin ata.

Përreth 23 mijë prej tyre zhvilluan kancer.

“Konsumimi i mishit të pulës lidhej pozitivisht me rrezikun për melanomën malinje, kancerin e prostatës dhe limfomën jo-Hodking”, thuhej në shkrimin e botuar në revistën ‘Journal of Epidemiology and Community Health’.

Hulumtimi që u krye ishte një ‘studim i shoqatës’.