Ministria e Brendshme vazhdon me ndalimin e shtetasve të Shqipërisë, të cilët punojnë në rajonin e Pollogut, gjegjësisht Tetovë dhe Gostivar, por nuk kanë vendqëndrim të rregulluar, apo nuk janë paraqitur në organet e rendit.
Ashtu nga një aksion i fundjavës, policë të Tetovës kanë ndaluar katër shtetas shqiptarë të moshave prej 23 deri në 60 vjeç, të cilët nuk kishin qëndrim të rregulluar.
Ata sipas procedurave janë mbajtur në stacion policor dhe më pas janë depërtuar, një rregull që vazhdimisht aplikohet.