Si do të paraqitet Anglia ndaj Kosovës?

Gareth Southgate nuk ka dëshirë të bëjë ndryshime të shumta për ndeshjen e së martës kundër Kosovës – por Trent Alexander-Arnold po bën presion që të jetë në formacionin startues.

Marketing

Trajneri i Anglisë Southgate e shikon lojën kundër Kosovës si sfidën më të vështirë të kualifikimeve për Euro 2020, pasi të shtunën realizuan fitore bindëse 4-0 ndaj Bullgarisë.

Bullgaria renditet në vendin e 60-të në renditjen e FIFA-s ndërsa Kosova pozicionohet në 120. Sidoqoftë, Southgate beson se Kosova është më e forta e të dy kombeve dhe kundërshtarët e së martës janë në një pozitë false për shkak të faktit se ata janë një kombëtare relativisht e re, shkruajnë mediet angleze.

Fitorja e Kosovës ndaj Çekisë të shtunën nënvizon qartë kërcënimin e tyre.

Si rezultat Southgate ka vendosur të mbështetet kryesisht në të njëjtin formacion që mposhti Bullgarinë, që do të thotë se Harry Maguire, Michael Keane, Jordan Henderson, Harry Kane dhe Raheem Sterling ka të ngjarë të startojnë nga fillimi.

Por kreu i stolit të ‘Tre Luanëve’ po përgatitet të bëjë disa ndryshime për të freskuar formacionin e tij, me mbrojtësin e djathtë të Liverpool, Trent Alexander-Arnold që pritet ta zëvendësojë atë të Atleticos, Kieran Trippier, për të cilin kishte kritika pas ndeshjes ndaj bullgarëve për shkak të lojës së dobët ofanzive.

Southgate po shqyrton gjithashtu një tërheqje për Ben Chilwell në të majtë, megjithë përformancën e Danny Rose të shtunën.