Bugatti që shpejton 490 km/orë do të ketë vetëm 30 kopje – me një çmim fillestar prej 3.5 milionë euro

Bugatti ka publikuar fotografi të Chiron Super Sport 300+, një model i ri prototipi i të cilit kohët e fundit arriti shpejtësinë mbi 480 kilometra në orë.

Marketing

Kur Bugatti lëshoi një video të prototipit të modifikuar Chiron me shpejtësinë më të lartë prej 490 km/orë në fillim të shtatorit, rekordi i tij nuk u bë zyrtar pasi nuk ishte një makinë prodhimi.

Tani prodhuesi ka zbuluar se është duke përgatitur një model serik bazuar në një prototip super të shpejtë, të quajtur Chiron Super Sport 300+.

Versioni i prodhimit nga jashtë duket pothuajse identik me prototipin, dhe kabina do të ketë dy ulëse të rregullta, ndryshe nga vetura e para-prodhimit që kishte vetëm ulësen garuese të shoferit.

Gjithashtu, modeli serik nuk do të ketë elementë shtesë rol-bar që ishin ndërtuar në prototip.

Për sa i përket drejtimit, është njëjtë si te makina e para-prodhimit.

Chiron Super Sport 300+ mundësohet nga një motor 8.0 W16 i modifikuar me 4 turbo-mbushës që zhvillon 1.600 kuaj fuqi.

Bugatti do të prodhojë vetëm 30 kopje të këtij modeli, me një çmim fillestar prej 3.5 milionë euro.