Medvegjë: Mediat publikojnë rezultatet preliminare, shumë shqiptarë jashtë listave votuese

Në komunën e Medvegjës sot janë zhvilluar zgjedhjet e rregullta lokale ku të drejt vote kanë patur gjithsej 6.602 qytetarë në 28 vendvotime.

Marketing

Sipas rezultateve preliminare që ka siguruar presheva.com, dy listat shqiptare kanë siguruar gjithsej 665 vota.

Në listë me numër më të madh votash radhitet partia e presidentit Aleksandër Vuçiq me 2.764 vota -61.89%.

Në këto zgjedhje nga gjithsej 6.602 me të drejtë vote, kanë votuar 4.266 votues.

Burimet nga Medvegja i kanë thënë presheva.com se, shumë shqiptarë janë kthyer pa mundur ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar si pasojë e shlyerjes nga listat e votimit dhe pasivizimet.

Siç shkruan ky medium, nuk kanë qenë vetëm ata që jetojnë në Kosovë por edhe një numër i konsiderueshëm i vendasve nuk ka mundur të votojë, sikurse edhe ata që kanë ardhur nga diaspora.