Djaloshi që po akuzohet se po e vë në rrezik jetën e të dashurës së tij për foto Instagrami

Një çift influencuesish në Instagram kanë marrë disa herë qendrën e vëmendjes për shkak të fotove të rrezikshme që bëjnë, por djali akuzohet se në rrezik vihet gjithnjë e dashura e tij, jo ai vetë.

Marketing

Një nga fotot e tyre tregon vajzën, Kellin, që qëndron në buzë të një gremine të thellë, ndërsa djali duket në pozicion më të sigurt.

Edhe pse shumë prej komentuesve kanë komentuar pozitivisht për cilësinë e fotos, kritikat kanë qenë të shumta për mënyrën se si vajza është vënë në rrezik, për të disa herë.

Problemi i influencuesve që kërkojnë të bëjnë famë duke vënë veten në rrezik është duke u përhapur në mënyrë domethënëse, transmeton TopChannel.

Cody Workman dhe Kelly Castille nga SHBA kanë 160 mijë ndjekës në Instagram.

Zhani dhe Kamila janë nga Brukseli, dhe po ashtu janë qortuar pasi kanë ndjekur këtë modë në Instagramin e tyre.