135 projekte me gjithësej vlerë prej 1.3 miliard denarë në mjediset rurale në 78 komuna janë realizuar përmes projektit MSIP me grant IPA për infrastrukturën rurale, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi e cila edhe nga afër ka ndjekur një pjesë të madhe të realizimit të këtyre projekteve, njofton Zhurnal.mk.
Sipas saj, mjetet janë siguruar nga MSIP Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale që financohet kryesisht nga banka botërore dhe Bashkimi Europian në bashkëpunim me Ministrinë e financave kofinancim nga buxheti i shtetit.
Elezi thekson se këto projekte shfrytëzohen me sukses nga të gjitha komunat në vend derisa shërbimet dhe të mirat pas realizimit të këtyre projekteve i shfrytëzojnë qytetarët e vendit, derisa për realizimin e gjithë këtyre projekteve ajo shprehet falenderuese ndaj Bashkimit Europian, vlerëson mes tjerave zëvendësministrja Elezi.