Carovska: Përmes përforcimit të dialogut ekonomik-social në nivel lokal deri në masa efikase për punësim

Përforcimi i dialogut social përmes të cilit do të krijohen më shumë vende pune dhe më të mira pari për qëllim punëtoria dyditore “Drejt sistemit për parashikim të aftësive të nevojshme në Maqedoninë e Veriut”, që filloi ost në Shkup.

Marketing

Në punëtorinë, që e organizon Organizata Ndërkombëtare e Punës në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe Fondacionin Evropian, mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

“Dialogu social në harmonizimin e ofertës dhe kërkesës në tregun e punës është shumë i rëndësishëm, sepse vetëm përmes këtij dialogu mund të detektohen nevojat nga një profesion dhe të krijohen vende pune. Harmonizimin tani e bëjmë përmes arsimit dual, por edhe përmes Planit operativ me masa për punësim. Sipas meje është shumë me rëndësi që njëkohësisht sivjet do të punojmë në përforcimin e këshillave sociale ekonomike në nivel lokal, sepse konsideroj se masa më të mira për sigurimin e fuqisë së punës, por edhe për punësimin e të papunëve krijohen kur dialogu do të bjerë në një komunë apo rajon të caktuar.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti, siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, është zhvillimi i mekanizmit për përmirësimin e koordinimit ndërinstitucionalë i cili është i domosdoshëm për vendosjen e sistemit efektiv dhe të përgjithshëm për parashikimin e aftësive të nevojshme në Maqedoninë e Veriut.

Në punëtori marrin pjesë edhe Aleksandra Molc, specialiste e MOT për aftësi dhe Kristina Mereuta, specialiste e ETF për tregun e punës.