Filipçe: Fëmijët e pa vaksinuar nuk do të pranohen nëpër shkolla dhe çerdhe

Inspektorati Sanitar Shëndetësor do të intensifikojë kontrollet nëpër shkolla dhe çerdhe për të kontrolluar nëse respektohet vendimi për mos pranimin e nxënësve të pa vaksinuar. Ministri i Shëndetësisë thotë se mbeten në qëndrimin se fëmijët e pa vaksinuar nuk do të pranohen nëpër shkolla dhe çerdhe. Ndërkohë, gjatë javës së kaluar janë regjistruar 5 raste të reja me fruth, të gjithë fëmijë të pavaksinuar. Edhepse autoritete prisnin rritje të rasteve me fillimin e viti shkollor, për momentin gjendja nuk është alarmante. Numri i fëmijëve të vaksinuar ka kaluar 95% – shin që nënkupton se është arritur imuniteti kolektiv, të cilin OBSH e rekomandon me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse.

Marketing