Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare, John Bolton.
“Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë”. shkroi ai.
Trump tha se nuk ishte pajtuar me shumë nga sugjerimet e Bolton, duke shtuar se një këshilltar i ri i sigurisë kombëtare do të emërohej javën e ardhshme.
Ky largim vjen mes raportimeve për ndarje në kabinetin e Trump-it, lishut me një plan të anuluar paqeje për të ftuar Talebanët në SHBA.