Avokati i Popullit mbështet punën e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës

“Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti.

Marketing

Me këtë rast, Avokati i Popullit shfaqi interesimin e tij rreth ngritjes së AZGJ-së, si dhe çështjet me të cilat është e ngarkuar që të merret.
Drejtori Sela e njoftoi Avokatin e Popullit për punën, aktivitetet, pengesat, si dhe planet e Agjencisë, për të ardhmen.

Gjithashtu, Avokati i Popullit u njoftua rreth përgatitjes së materialeve të Agjencisë, si Broshura, Udhëzuesi dhe Udhërrëfyesi, të cilat janë në përgatitje e sipër.
Në takim, Avokati i Popullit ofroi mbështetjen e tij për Agjencinë, duke dhënë disa këshilla dhe ide se si të veprohet më tutje.

Palët nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt në projekte të ndryshme.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës