Kryetarët e LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski pas shtatë orëve bisedime nuk kanë arritur që të dakordohen për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Publike Speciale. Burime nga ekipi negociator i LSDM kanë thënë për disa media se VMRO-DPMNE ka insistuar që me ligj të anulohen lëndët e Prokurorisë Publike Speciale që janë hapur pas 30 qershorit të 2017.
Pushteti ka ofruar që të formohet një Prokurori e re për korrucion të lartë, në krye të së cilës do të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita dhe që do të mbështetej nga 61 deputetë.
Ai mund të ngre procese hetimore edhe për funksionarë të pushtetit aktual. Opozita ka kërkuar që tek ai të dorëzohen edhe lëndët e 18 muajve të parë të Prokurorisë Speciale, duke kërkuar opsione për anulimin e tyre.
Deri më 15 shtator përfundon mandati i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila përmes një letre dha autorizim që të gjitha lëndët e Prokurorisë Publike Speciale të kalojnë në Prokurorinë e Përgjithshme Publike.
Nga kjo e fundit kanë thënë se kanë dërguar shkresë në PPS që ti marrin lëndët dhe se më pas kryeprokurori i përgjithshëm Lubomir Joveski do të përcaktojë se cili prokurorë do të vazhdojë me lëndët që akoma nuk janë mbyllur.