Gjatë javës së kaluar me karrotrec janë larguar gjithsej 221 makina nga hapësirat publike.
Siç kanë njoftuar nga Qyteti i Shkupit, nga numri i përgjithshëm i makinave të larguara 45 janë larguar për parkim të parregullt dhe parkim zonal, ndërsa 176 të tjera janë larguar me urdhër të policisë së komunikacionit për shkak se kishin shkelur ligjin: parkim në korsinë për vozitje, në korsinë për çikleta, në trotuar, në hapësirat e gjelbra, që do të thotë në kundërshtim me të gjitha rregullat e komunikacionit, por edhe me thirrje nga njerëzit që i kishin penguar për lëvizje.